Çaste poetike me poeten;-Sadete HISENI

Rrëmujë

————–

Të gjithë po ngarendin në këtë qytet

Bash të gjithë

Disa turren me nxënë trenin

Disa tjetër busin, aeroplanin

E disa tjerë fluturojnë autostradës

Të gjithë janë que peshë në këtë qytet

Tu vrapua

Për me nxënë orën

E ikjës në kohë

E disa prej tyre as që e dinë ku janë tu shkua

Kurse

çdo ditë dikush ikë nga kjo botë

Edhe dikush që ka vrapua

Nëse

Dy tjerë atje skaj rruge, u paskan ndalë

Po përqafohen

Oh Zot ruaj veç ato dy

Se diçka kaq jetësore

Duhet t’i ndodhte këtij qyteti

Të mrrolur

/www.QendraPress.com/