Çaste poetike me poeten;-Sadete HISENI

Rrugë

——————-

I njoh këto rrugë

Edhe ato më njohin

Prandaj

Unë i shkel butë

Mu si atëherë, kur isha fëmijë

Rrugë që herë më përzënë

E herë më thërrasin me piskamë

E unë shkoj e vij

Me të njëjtën ndjenjë

Kurrë pa u ndarë

Pezull kam mbetur,

E kacavjerrur mes ëndrrave

Të largëta e të afërta

Që nuk u sosën kurrë

Ndjej se s’jam as këtu, as atje

Një qenie pezull

E lidhur me fille të padukshme

Mes dashurive të largëta

Që më afrojnë

E nuk më lënë të shkrihem

Po iki, për me ardhë prapë

Nuk dihet si,

Por prapë do të vij

/QendraPress/