Çaste poetike me poeten:-Sadete HISENI

Miku im
————————
Ti e di, miku im,
Të marrët nuk e qajnë kokën për diellin
As dielli për ta
Ai bie mbi gurë, mbi fytyra, mbi varre
Dhe vazhdon udhën e vet
Sikur asgjë të mos kishte ndodhur
Vetëm hija jonë na ndjek
Si motër e errët e trupit
Derisa një ditë
Nuk bie më pas nesh
Por futet brenda nesh
Sot u mblodhëm në heshtje
Hija jote kishte hyrë në ty
Ne mbetëm jashtë
Me sytë e lagur
Duke parë sa e shkurtë është jeta
Sa hyn nga një derë
E del nga tjetra
/QendraPress/