Çaste poetike me poeten;- Sanie Tushi RROKAJ

VJESHTA FLET ME ZË TË QETË.

————————————-

Bëre mirë moj verë që ike

Se shumë nxehtësi na dhe

Na dogje pyje të tërë

kujtime të trishta le !

Na le halle të brishta

O moj verë shumë e nxehtë

Spitalet mbusheshin plot

Sa ikën në tjetër jetë.

Sa u dogjën sa u prekën për të ardhmen që ndërtuan

për një jetë të gjatë me halle

Por në një behar që ju shuan .

Sa shumë dallgë solli kjo verë

Sa shumë halle të mëdha

Sa mundime e sa dhimbje

Me ofshama sa më s’ka.

Eh moj jetë që pret e shkonë

Herë me halle herë me zhgënjime

Herë verë e herë vjeshtë

Herë e qetë herë mes stuhive .

Shyqyr që erdhi shtatori

Dhe fytyrën e ndryshoi

Zemrën hapi dritat ndezi

tokën

me uratë bekoi.

.

Vjeshta flet me zë të qetë

Nëpër gjumë të njerëzimit

Gjurmët po i hedh ngadalë

Nëpër ëndërrat e fëmijëve

Mirëserdhe o Shtator

Plot me shpresë e ngrohtësi.

Nëpër rrugëtim të jetës

Plot me dije ju fëmijë.

Të mësoni sa më shumë

Të dilni në jetë të ditur

Të lexoni sa më shumë

Dhe libri të mos vehnitet.

Amb.Sanie Tushi Rrokaj

/QendraPress/