Çaste poetike  me poeten:-Selvete Dervishi NIMANI

Miqësia

—————————-

Si xham i hollë është miqësia,

një goditje e prish përgjithmonë.

Nëse s’e ruan me zemër të ngrohtë,

ajo tretet si tym në ajër, ngadalë.

As emër s’të mbetet, as ndonjë nder,

kur fjala bëhet gur e ther.

Një interes, një fjalë pa kujdes,

mjafton që gjithçka të bjerë përmes.

Në shoqëri nuk ka mashtrim,

as buzëqeshje me helm nën grim.

Mik nuk është ai që flet bukur,

por ai që rri kur të gjithë të lënë flutur.

Sot vështirë gjen shpirt të pastër,

që t’do pa hile, që s’është aktor teatri.

Shumë gjëra duken si dashamirësi,

por shpesh pas tyre fshihet tradhti.

Të duan kur dielli ndriçon plot gaz,

harrohesh kur shiu troket përjashta.

Prandaj beso pak, por beso pa masë,

tek ai që të qëndron dhe në stuhi të gjata.

/QendraPress/