Çaste poetike me poeten;-Servete ELEZI

A thua ku je ti,melodi

——————————-

Që këngët mi le varur

E udhët pa fjalë, veç mall

Ku je , për Perëndi?

Sot, dola nëpër vjeshtë

Të luaj me gjethën e saj

Po bota më ngjan e largët, e shkretë

E sytë e mi mbushur ,në vajë!

Edhe në qofsh telash, këputur

I lodhur a mbytur prej halli

Eja sysh për ,të të më puthur

Bashkë tia marrim një këngë malli!

Eh, ç’më shkoi dhe kjo vjeshtë

Përqafuar e lotuar veç me të

Mbytur detesh të ,fshehtë

Pa lule, pa këngë, pa zë!

/www.QendraPress.com/