Çaste poetike me poeten; Seti Pezaku VLADI
NIMFË DETI
——————————
Lyer me ngjyrën e rrezes,
rritur në krahët e detit,
si tingulli në gji të këngës,
Nimfë deti, i thonë.
Me mozaikë ngjyrash shkruar,
furtunë pranvere,
gonxhet çelin për ta parë!
Syrin aquamarine
detit ia mori,
rrelet e derdhura
zgjatim i valës,
vetullat,
harku i hënës,
krenaria,
syth i çelur i rrënjës.
Aliazh rrezesh dhe ujërash,
dalë në breg:
Nimfë deti.
@seti pezaku vladi
/www.QendraPress.com/