Çaste poetike me poeten ;Sherife THAÇI
P A R A D O K S
(Dedikuar bashkëshortit tim të ndjerë –
Rasim Thaçit, tani i ndjerë)
—————————————
Gjumi (s`)shëron plagë
Nën hijen e natës së zbehur Ti vjen,
Mi fshijnë lotët në faqen e njomë,
E…unë me zemër të shtrydhur, përplot mall,
Nga buzët nxjerr fjalët – Të dua !
Ta prekë fytyrën, ti puthë sytë,
E buzëve Tua u dhashë emër trëndafili !
Heshtja Jote më pllakoste shpirtin….
Nga buzët e mia, shpërthyen fjalët :
Hyrë në thellësinë e zemrës sime.
Nga një turbullirë bubullimash, brofa nga gjumi,
Duke hapëruar të ta mbyll derën të mos shkosh,
Hap krahët të të marrë në përqafim,
Shtrati ishte i zbrazur…
Si nata !!!
Ti nuk kishe ardhur….!
Ishte paradox,
Ti vetëm le gjurmë në zemrën time,
Gjumi (s`)shëron plagë!!!!.
/www.QendraPress.com/