Çaste poetike me poeten:-Shpresa Gashi ZURNACI

VETMIA LARG
—————————-
E verber jam kam humbur drejtim
Shtegun kërkoj me kete shkopin tim
E mjera jam si ne endrrim
Kam humbur udhe nga t’ja mbaj se di
Kërkoj shtegun se nga të ecë
As shkopi magjik s’më ndihmon këtë here
Pse nganjëherë mbi mua bie ky zhgënjim
E herë herë s’më ndahet fare
më ndjekë nga pas
E djeshmja s’kthehet më ajo ka ikur
E sotmja na rrëmben shpesh në zhgënjim
Me se të të jap dhe ty o vargë
E ç’të nxjerrë nga shpirti ime
Që ti të fluturon lirshëm në vendin tim të artë
Largësia që më ka mbuluar
Nganjëher dhe kjo vetmi rreth meje pa fjalë
Sillem vërdallë fletëve të bardha e librave
Të paktën pakë shpresë e mishërim të marr
Nga të bukurat të mirat fjalë
Shpresa Gashi
/QendraPress/