Çaste poetike me poeten; Shukrije GASHI 

PO DHEMBË SHPIRTI

(5 nëntor 2016)

———————————

Nuk po mund as të përpihem

po më dhembë shpirti

e zani m’u ka shterrë

në heshtje i kapërdiva lotët

e Lirinë bashkë me Kosovën

çdo ditë më shume po i urrejë

Po më dhembë dhimbja e familjes Dehari

vdekja e Astritit që ende

as kalimthi e preku jetën

sa vështirë të jesh vetvetja

në vendin e mumieve

e zvarranikëve

në tokën e askujt

një kob i madh ka zënë

vend në krye të oxhakut…