Çaste poetike me poeten:-Shukrije GASHI
HERONJTË E ORËVE T’LIGA
————————————–
vdekja hije klonuar n’ çdo hap
mes përmes turmash tallet
me heronjtë e orëve t’liga
asgjë e pazakontë i ngjanë
ditës a muzgut mrekullues teksa
vjedhë frymëmarrjet pa oksigjen
e frika nuk ka kohë as guxim
për hijet e pacientëve t’ paidentifikuar
as nesër Covid 19 i han të
gjitha sekondat tinëzisht
kush është engjëlli që do ta ha
Covid19 rojën e ferrit
a Xhibrilin ankthin pa zë
epokë e çuditshme nuk disiplinohet…
/www.QendraPress.com/