Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ
E çmendën botën
—————————
Mëkate veshur
Klithma që ftojnë orgji
Veshur me vello
mbuluan me të bardha
turpin e zi…
Nëpër podiume
me fjalë të fryra
mbarsur ligësie
që pjellin ligësi
Mbajnë si stafeta
në njërën dorë kishën
e në dorën tjetër xhami…
Dirigjojnë turmën
me shkop mëkati
në lutje a falje,
parajsën a ferrin e zi..
/www.QendraPress.com/