Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ

Brenda shpirtit

—————————-

përplas lehtë- lehtë

flatrat për fluturim

flutur e burgosur,

Dëshpërimi e mbyt

si në një shtetrrethim.

Mure fati, tela me gjemba

lëkurën shpojnë

përgjakin ndjenja,

rrëzohen e ngrihen

tallaze dallgësh

vlon gjaku ndër vena..

Në fundshpirti trishtimi fryhet

ofshanë brenda pa zë

heshtur lotin përbihet

gjëmimi thyhet

Bie flutura krahëshkruar

palos krahët, mbyll sytë

zhbëhen ngjyrat

në pritje për një zgjim,

të mbledhë fuqitë..

rebelohen krahëshkruarat

fluturojnë të lira

varrosin fatin

e fluturave krahëkëputura…

/www.QendraPress.com/