Çaste poetike me poeten;-Suela Cenolli ARMATA

Më pëlqeve, të pëlqeva!

———————————-

Me përshëndete, njëjtë ta ktheva.

Me propozove, te pranova.

Me puthe dhe lulëzova.

S’di se ku ike kuturu, te fala.

Si gjithnjë unë bregu e ti vala.

E rrahe hekurin sa ish i nxehte,

E i dhe formën qe deshe vete.

I dhe formën e një luleje te brishte,

Por ti ishe kaktus dhe s’të mbajti dot mbi shpine.

Me pas formën e një kose mori

Dhe ç’bar helmues i doli para e korri.

Me gjak e djerse mezi gjeti udhën e saj

Atje ku toka boren gjate s’e mban.

Dhe vjen një dite kur çelen shtigje te reja

E ne jetën tende lulëzon pranvera.

/www.qendrapress.com/