Çaste poetike me poeten: Teuta Shaqiraj
Prag mbrëmjeje..
________________________________
Mirembrema ti mik
shpirto i trazuar!
Mbahu ti vëlla, mbahu,
me mendimin e rrudhur!
Dashuro ti dashuro ti jetën
me buzën dritheruar!
Spiranca ngulur kushedi
në ç’port ankoruar.. , .
Mirëmbrëma edhe ti zemër
munguar mes yjeve!
Vrapojnë copëza kujtimesh
lëndinave
me hapin e engjejve.
Mirëmbrëma ti mall i djegur
tinëzisht shkrepur ,
mendjes së fjetur
kredhur.
Rrëmbyes enderrash t’rizgjuara
me shpresën vagëllimthi aguar.
Buzëmbremje e pa puthur mirembrema ,
ulur në sofatet e pritjeve të mia.
Ngadalë sipari bie, lakuriqtë pafajësia.