Çaste poetike me poeten; Tixhe Rexha- GËRQARI
VRAPO PAS ËNDËRRAVE
————————–
Kur i njeh ngjyrat e ylberit
Fillo me dashuru
Se pas shiut zemra drithëron
Me ngjyrat e tij mbështjellet medaljon.
Nëse delli përcëllon në zemër
Muzgun prite si piktor
Freskohu në perëndim
Ku as poeti s’din të shkruan ndjesinë
Vrapo pas ëndërrave
Pa harru me jetu
Të qeshurat, lotët, lëndimet e gëzimet
Jorgan i jetëstolisures kanë me të mbulu.
Nese diellarin duke lind se ke përjetuar
Trishtimin e mbramjeve ska kush ta fshin
Edhe nëse yjet në qiell kurrë si ke numëruar
Aty në tokë aromën e lulebukrave s’ja ndin.
Kur e sheh dellarin që lind
Zemrën bane flutur
Ylberin urë tok-qellin kalo
Ec nëpër kohë, të mirat dashuro
E kur plakesh me ëndërrat rrethuar dreko.
/www.QendraPress.com/