Çaste poetike me poeten;-Valbona HOTI

Dera e Zotit nuk mbyllet
—————————————
Askush nuk mund ta mbyllë derën
që Zoti e ka hapur për ty.
Askush.
As armiku i fshehur,
as zilia që të kafshon në heshtje,
as ai që të buzëqesh para
dhe të mallkon pas shpine.
Sepse dera e Zotit
nuk është portë prej druri
është urdhër i qiellit.
Dhe kur qielli flet,
toka hesht.
Ajo derë nuk është shans,
as fat, as rastësi.
Është vendim i Tij.
Dhe vendimet e Zotit
nuk i negocion askush.
Kur Zoti vendos të të ngrejë,
kush mund të të ulë?
Kush guxon të prekë bekimin tënd?
Hija nuk shuhet me terr
drita jote
është shkruar me dorën e Zotit
Le të mbyllin njerëzit ç’të duan,
le të të kthejnë shpinën,
le të të ndërpresin rrugët e tyre të vogla
Zoti hap shtigje që s’i ka parë sy njeriu,
dhe kur Ai hap,
asnjë forcë nuk të ndalon.
As porta e hekurt,
as zemra e ngrirë,
as urrejtja që frymëzon errësirën.
Dera jote është mbrojtur,
forcuar, vulosur
nga Dora që nuk gabon.
Prandaj ec pa frikë.
Ajo që Zoti ka shkruar për ty,
nuk e fshin koha,
nuk e prek njeriu,
nuk e shemb bota mbarë.
Askush nuk ka forcë
të mbyllë derën
që Zoti e ka hapur për ty.
Le të mblidhen kundër teje,
le të flasin,
le të të godasin me fjalë të liga,
le të hedhin gurë
e të mendojnë se ta ndalën hapin
Zoti i kthen në shkallë
që ty të të çojnë më lart.
Ti ecën ku nuk ec askush,
ti gjen dritë ku të tjerët shohin terr,
ti ngrihesh kur të tjerët bien.
Mos u tremb nga pengesat.
Mos e vrit mendjen për ata
që të duan të dështuar.
Bekimi yt u djeg sytë,
sepse nuk është në dorën e tyre
të të thyejnë.
Sepse dora që të mbron
është më e madhe
se çdo forcë që të lufton.
/QendraPress/