Çaste poetike me poeten; Valbona R.HADRI
Bukuria në shpirt,si një dritë qiellore
————————————————————
Ajo kujdesej për të,
ndërsa ai e fajësonte
Ajo e ndiente se po e përpinte terrina e një nate pa hënë,
por ai nuk e kuptonte
Ajo dëneste pranë tij, mesnatës së ftohtë
Dhe dridhej prej acari .
Ai me përbuzje e shihte ,
më ndot me sy mëkatari.
Ish kaq e bukur në fytyrë dhe në shpirt,
Si një dritë qiellore
Brenda saj rrënjëzonin të gjithë mirësitë.
Dhe gjithë këngët hyjnore
Ai që pa turp e përbuzte çdo ditë
Me neveri dhe përçmim
Një erë misterioze e rrëmbeu pamëshirë
Në një rrugë të pa kthim.
Valbona R.Hadri
/www.qendrapress.com/