Çaste poetike me poeten ;Vera GJONAJ
NË MUND TA DI
———————————
Në mund ta dija
si do të ishte bota pa mua e ty
Si do ishte lindja a perëndimi i diellit a hënës
Si do ishin luginat pa lulet shumë ngjyrëshe
Si do’ shkruheshin vargje me a pa rima
po metafora në mos ekzistonte
Mendohem thellë e më përvëlon shpirti
Rri e më kot pres e pres aty
Kur do më thuash dhe pse je larg.
Ti frymëzimi, idea lulja, trëndafili
Muzika hareja vallja shpirti
Mendoj thellë për ty dashuria ime
Dritë meteori e ngroh zemrën time
Ti e ndeze shkëndijën e përqafimeve
E tani rri ne heshtje shton dozën mendimeve
Shoh dallgët e detit apo yjet e qiellit
Dua të më japësh lumturinë e premtuar
Buzëqeshja pret pranverën e bekuar
Dua të vish e të më përqafosh.
Nën dritëzën hënës të udhëtosh
Të bashkuar trupat dëgjojmë: tik- taket e zemrës
Ne stinën e vjeshtës së zemrës tënde.
Strehëz bukura e tëra ëndje
/www.QendraPress.com/