Çaste poetike me poeten;- Vilma NIKA

Hënën sonte e kam ftu!

———————————-

Do ti lutesha sonte hënës

lehtë pas malit

që té zbresë.

Buzëmbrëmja në krahët e djalit

sybukurën le ta presë.

Gjersa ti lëshoj gërshetat

hëna të mi lajë me ar.

Të kalojë dhe 12-dhjeta

djalit çti tregoj më parë?

Kushedi se sa ka bredhur

shtigjeve t’mrizeve,

për me m’pa!

I ka shu hujet e idhëta

a thu si ka shu hala?!

Hënës do ti lutesha sonte

shoqe zemre

me m’tregu.

Kur drejt n’sy na shikojshe

cilën êndërr ke qëllu?

/QendraPress/