–Çaste poetike me poeten Zyrafeta ManajDhe nga atdheu
————————–
Në trastën time të kozmetikës
Buzëkuq nuk ka,
Nuk ka as lapës për sy
As tush të zi çërpikësh
As parfum Parisi.
Për këtë
Ç’do të thonë zonjat “madam”…?!
Unë u them
Po ka dhe nga atdheu
Që e bart pas
Kahdo që endi trupin tim.
Me mungon dhe pallto e dimrit
Trikoja e trashë me lesh delesh
Çorapet
Ato kur nëna m’i dha ditën e arrestimit.
Ah…! edhe ato më mungojnë
Por s’ka gjë
Nuk ka jo,
Se trasta e mbushur me dhe nga atdheu
Palcë dhe shpirt m’i ngrohë.
Në trastën time të kozmetikës
Nuk ka pudër nga Stambolli,
Nuk ka as medaljon ari
As brushë e pincet vetullash,
Por aty ka një grusht dhe nga atdheu
Që njomë shpirtin
Dhe ngrohë ashtin në ditë acari…
Ai grusht dhe nga atdheu