Çaste poetike me poeten:Afërdita Hadaj 

Perla jon e bukur

——————————

me ujë si kristali

Kush nuk të ka ardhur

për pushim nuk ndali.

Për bukurin tende

që në zemër mban

Çdo djalë dhe vajzë

këtu etjen shuan.

Në dellin e nxehtë

në behar, kur bije

Tek ty lagin,buzët

o “perlë” bukurie.

Me ujin plot shkumë,

Ndarë ane e mbanë

me Vjosën ne mes

Ti ndriçon dynjanë

Gryka jon e bukur

lulëzon, çdo stinë

Dy malet përballë

si kurorë të rrinë.

Dy pika pushimi

janë ngritur aty

Për dasma ahengje

vin për kënaqësi.

Ata djem dhe vajza

Qe pushuan aty

dhe pse janë larguar

Të kanë nostalgji.

Më shumë bukurinë

ty ta shton freskia

Të pushosh tek ty është vet mbrekullija