Çaste poetike me poeten;Albana METHOXHA
ENDE PËRGJUMEM NË SHTRAT
——————————————
Ndjej mëngjesin të afrojë,
por nata i ka zgjatur hijet,
ende përgjumem në shtrat,
frymëmarrja e qytetit ngadalë ndihet.
Së largu rrëshkasin makinat në autostradë,
pallati përballë ndezur ka ca drita,
zgjohet qyteti në heshtje, pa fjalë,
ende larg horizontit dita.
Mendja trille më bën ende fjetur,
ndoshta gjumë s’ka bërë fare,
përgjuar ka qiejve yjësitë,
mbase linjat ndërplanetare.
Thonë në retogradë është Mërkuri,
krejt e shkuara mbytet në nostalgji,
ky mall që digjet thëngjij zjarri,
iluzion më shfaq sytë e tij
/www.QendraPress.com/