Çaste poetike me poeten;Albana METHOXHA
Hapi derën zemrës
——————————————
Ti më thua erdha vonë
Qajnë shirat, vjeshtë e tretë
Lulet gjethet kanë rënë
Nëpër shpate dimri zbret
Erdhe vonë, erdhe vonë…
Hëna zbehur, flenë yjet
Majë malesh zbardhon borë
Fryn murrlani thinjen pyjet
Mos më thuaj erdha vonë
Herët është miku im…
Se në rremba gjaku vlon
Se në deje zjarri mbërrin
Nuk është vonë asnjëherë
Limfa zgjohet me pranverën
Zgjohen ujërat, kthjellen qiejt
Sa ke jetë… hape “derën”
/www.QendraPress.com/