Çaste poetike me poeten;Albina CEKA
STUHI
——————–
E shuajti zagushinë kjo stuhi,
bashkë me të iku dhe qartësia.
E fiku prushin ky shi,
nga deti u largua njerëzia.
Ndonëse është fund gushti,
perëndim i zjarrtë sonte su dukë.
A thua u inatos me ne deti?
O ndoshta zjarret po shuan universi.?
KODET HYJNORE
Më magjeps vargu kur rrjedhë i qetë,
me pak kode, pa intriga, gati i sinqertë.
Më lodhin enigmat pa kuptim të vargut hermetikë…
Humbas sensin e kohës ndër kode hyjnore ritmikë,
që vetë perëndia i ndez dhe i fikë.!
/www.QendraPress.com/