Çaste poetike me poeten;Albina TREBICKA
KAQ DUA…
————————-
Më jep një shkronjë,
të të jap një rrokje
Më jep një rrokje,
të të jap një emër.
Më jep një emër,
të të zgjoj një ëndërr
Më jep një buzëqeshje
të të hyj në zemër
KAQ DUA…
/www.QendraPress.com/