Çaste poetike me poeten:Albina Trebicka
TË JETOSH KOHËN…
———————————-
Nuk e di,të dëshiroja apo të desha
Këtë dilemë e mbështolla me heshtjen
Thërrmuar kujtimet në copëza të pavlera
Vetëm heshtja boshe e dinte përgjigjen
Përherë kam mbajtur pak diell me vete
E ruaj edhe tani në muzgun e shpirtit
Që të zgjoj pranverën e zemrës
time,
paçka se vitet vrapojnë drejt ikjes…
Nuk dua që dhimbja të më marrë gëzimin
Të jetosh kohën, e ke mundur pendimin.
A.Trebicka 21.07.2022