Çaste poetike me poeten;Ana BALLIU
—————————–
Kam një lule të bukur, plot dritë,
Buzëqesh sa herë e shikoj me shpirt.
Në çdo çast të ditës, pa asnjë fjalë,
Buzëqeshja e saj më fal paqe të rrallë.
Në nxitim të madh, kur harroj çdo gjë,
Por ajo aty, sërish buzëqesh pa zë
Madje dhe kur mendjen tjetërkund e kam,
Ajo e butë, në heshtje më fton pranë.
Kur zemërimi më kaplon, ajo rri e qetë,
Gjendjet e mia nuk e bëjnë atë të zbehtë
Edhe kur zemra më bëhet e trishtë,
Ajo ndriçon në natyrën e saj të brishtë
Kam një lule të bukur, asaj i këndoj
Më sjell buzëqeshje sa herë e shikoj
Dikur neglizhoja ndaj bukurisë se saj
Tani prej zemre e shpirti s’mund ta ndaj
Tani kujdesem për të pesë herë në ditë
Un i fal kujdesje, ajo më mbush me dritë
/www.QendraPress.com/