Çaste poetike me poeten;Anila KODRA
ÇFARË JE VALLË
———————-
A je ëndërr që më shfaqesh
Në të miat netë vetmie ?
A mos ndoshta skulpturë parqesh,
E më kthehesh në vegime ?
A je kukull fytyrë qeshur,
Që si fëmijë unë të ledhatoj ?
Apo, ti vetë je si fëmija ,
E dua me puthje të të mbuloj?
Vallë çtë bëri kaq të bukur ?
Mos Dielli të ra mbi fytyrë?
Apo ishte Hënë xhelozja,
Që fytyrës ti dha ngjyrë ?
Ndoshta flladi që të preku
Shtatin, por dhe buzë e faqe,
Qafë gjatë porsi lejleku,
Të vjen era si manushaqe.
Pa më thuaj veç ta di
Nëse puth buzën në ëndërr,
A më kthehesh ti në njeri ?
Dhe më nxjerr nga kjo zhgjëndërr?
Merre qetë dhe më trego ,
Si je bërë kaq e bukur ?
Mos u tremb , mos u largo,
Mos shko tutje si një flutur.
Nuk e di a je një zanë ,
Që nuk mundem ta prek dot ?
Kur të shoh humbas davanë ,
Ti shkon e fshihesh nëpër botë!
E më sillesh prap në ëndrra,
Fluturon mbi shtratin tim,
Të të prek nuk më lë zhgjëndrra,
Shkon si fajkua në fluturim.
Hedh sytë tej nga dritarja,
Fllad I ëndrrës perdet tund,
Ehh, çmë iku prap lozonjarja,
Bel e vithe tund e shkund!
Do të pres në tjetrën ëndërr,
Të më thuash, çfarë je vallë ?
Kukull, zanë, fajkua, veç jo zhgjëndërr
Sdua të më bësh për mall.
Mallin do ta tres si vesa,
Kur ëndrrën me dorë të prek,
Se e fundit vdes shpresa,
E prap në ëndrra dehur të ndjek.
Anila Kodra Kotroçi
/www.QendraPress.com/