Çaste poetike me poeten;Anila KODRA
DASHURI NË SHTRAT TË DETIT
—————————————-
Vala që vjen me naze e duket njësoj si ti
Më ndjell ti përvishem hireve të tua .
Atë cast ti bën për vete dhe djallin.A e di.?
Jo më një mashkull që e mban të robëruar.
Dielli mbi valë dhe mbi rërën e lagur
I bën hije kurmit tënd të bukur, të lakuar,
Dhe unë që të shoh herë-herë duke dihatur
Ndihem si shenjtor dhe nga Zoti i bekuar.
Magjia brënda teje në shpirt më drithëron
Më ndez flakë e zjarr dhe mbi valët në det ,
Më pas ethet më përpijnë, Dielli s’më ngroh,
Si Perëndia EROS më godet, si me shigjetë.
Thellë në blunë e detit po më zhduken fjalët
Nën ethe akull e zjarr trupi më digjet tani,
Ti i ngjall të vdekurit dhe vdes të gjallët,
Si ÇIRÇE mbi shkëmb më ndjell më ëmbëlsi.
NË SHTRAT TË DETIT DASHURUAR këtë
buzëmbrëmje
I mbushëm gotat e shpirtit me esencën dashuri
Përcëlluar mes ujit nga kjo e bukur ëndje
Drithëruar , çmëndur , harruar shihemi në sy..
Zjarrin brënda meje as deti nuk e shuan
Zemra m’rend e s’ndalet si Maratonomak,
Mornica këtë çast krejt trupin ma mbuluan
Një grusht me flutura mu mblodhën në bark.
Më skllavëruat sot të dyja , TI DHE VALA
Dhe fluturoja në qiellin e mbrëmjes pa re ,
Si pendë e lehtë ti shkruaje me yjet, s’të ndala,
Dashuruar në tokë ,ajër ,qiell edhe mbi valët në det.
/www.QendraPress.com/