Çaste poetike me poeten;Anila TOTO

Bie shi..

—————————–

Bie shi.

Miliona pikla

e nuk mbarojnë.

Oh ç’kohë të bukura

për vetmi,

për ata që dinë të ëndërrojnë.

Bie shi

e shiu

sikur i ndalon jetët.

Oh ç’kohë të bukura

për dashuri

për shpirtrat dhe poetët.

Bie shi…

e duket sikur

përmbyset bota.

Dalim nga deti

e përballim vetmit

me dallgët e tij të forta.

Anila Toto