Çaste poetike me poeten;Anita HOXHA
Unë do të vi!
—————————
Do të vi në fshat , do të kthehem nga larg
Do t’i falem kësaj toke, të gjej prehje shpirti im.
Kokulur, flokëthinjur, si ai fëmija i prapë
Që falje kërkon për një të hershëm gabim !
I lodhur, i drobitur nga kjo rrugë e gjatë,
Do trokasë në mbrëmje, shtëpi më shtëpi…
Do puthë çdo gurë të rrugicës me baltë!
Do flasë fshehurazi me hënën, sikur t’ishe ti !
Ç’do të thotë lumi, për mua, ç’do të thotë…
Kur të dalë dielli, të shoh veten në pasqyrim…
Ndoshta mbi të do të më rrjedhë, i nxehtë, një lot
Për vitet që shkuan, për atë të bukurën, fëmijërinë !
Do të puthë çdo pemë , e atë të njomën, lojëfate !
Me duart, sikur të mundja ta shkundja borën…
Të gjeja ty, si dikur, në atë kodrën e lartë
Me ato luledele tek thurje kurorën…
Do të vi në fshat, do të kthehem, përsëri
Fyellin e bariut ta dëgjoj dhe njëherë….
Të dëgjoj ato gjinkallat, në ullinj
A ndoshta vërshëllimën e gjetheve,
tek frynë erë !
Do të këndoj edhe atë këngën, për ty
Që e këndoja me bilbilin, me një zë…
Do t’kërkoj dritares, përqark, me sy
Por, ti ke ikur ,tani nuk je këtu më !
Do marrë një sy gjumë, si endacak,
Që nata e zuri me mall e pikëllim…
Do pres se si të iki ky dimër i thinjur, plak !
Do mbulohem me mjegullën,
si mburojë për shpirtin tim!
/www.QendraPress.com/