Çaste poetike me poeten;Anita HOXHA
Të kujtohet ?
———————-
Ai, liqeni i vogël, nga vjeshta rrethuar
Se gjethet e para e përqafonin atë,
Sa herë varka prej letre kishim ndërtuar,
E sa herë i rrëfeheshim, me të ulët zë !
Ai, liqeni i vogël, që rrjedh në mendjen time
Aty, ku lotuam për dashurinë tonë të parë,
Sa herë ndamë me të te bukurat takime ,
E sa herë mbi të notonte e fundit gjethe e tharë…
Ai, liqeni i vogël, që e shihja natën deri vonë,
E shkruaja xhamave fjalë pa fund dashurie…
Ai, që pagëzoi të bukurën puthjen tonë,
E dimrit e vishte bora me fustan nusërie..!
Vitet kanë shkuar… eh, sa shumë kanë shkuar !
Liqenit i flas me dashuri, si kohë më parë
Kujtoj sytë e tu, malli im nis e noton shtruar…
Rrugës përqafohet me atë gjethën e fundit,tharë..!
Anita Hoxha
/www.QendraPress.com/