Çaste poetike me poeten:Anita HOXHA
Dy gjethe….
————————————-
Në jetën tonë, s`mbeti më asgjë,
Ç’do gjë u shemb,fjalëve pa kuptim,
Ishim dashur, por nuk duheshim më,
Ç’do gjë u kthye me emrin harrim..!
Zemra, largimin dot se pranonte…
Të rrija me ty, ishte lodhje e kotë !
Dashuria,shtigjeve të errëta vraponte…
Syve nxitonte pa fjalë,i nxehti lot !
S’kemi ç’kujtojmë,ç’ishim atëherë,
Ç’farë jemi,po ta them unë tani:
– Ishim dy lule,që çelëm,në pranverë,
Mbetem dy gjethe, vjeshtës me shi..!
/www.QendraPresss.com/