Çaste poetike me poeten:Arsinoi Zengo KALLCO

Gjethet xheloze…

———————————-

Mes gjetheve të arta

Një gonxhe rozë po çelej

Dhe gjethet xheloze binin mbi të

Kur era nxehej gonxhja buzëqeshte

Se gjethet era me vete i merrte!

E bukura e ëmbla gonxhe vallëzonte

Piklat e vesës,shtrëngonte,përqafonte

Lozonjarja gonxhe përkëdhelje kërkonte

Aromën e saj kush do ta shijonte

Një dhe vetëm një dorë ta ledhatonte!

O ZOT

Atë dorë që një jetë e kërkonte…

/www.QendraPress.com/