Çaste poetike me poeten:Arta  ZAJMI

SMIRA

————————-

I rrekemi udhëve te jetës,

Dremitur nga fjalët e bëmat e saj,

Diçka hyjnore duhet te fle,

Ne zemrat e atyre qe dine te duan ,

Ata qe ditës i japin kuptim,

Netëve shpalosin kujtimet pa smire,

Se kjo sëmundje qenies s i duhet,.

Kjo bote lajkatare,plot babëzi,

Perse kaq smire,e pse jo njerëzi?

Ka dite te bukura për ty o njeri,

Se pas shiut dielli lind përsëri.

Ne supe ti mban barrën e rende,

Dhe fjale e bukur shton gjallërinë,

Mos iu qas pabesisë se pa fre,

Kërkojë lumturinë se çdokund e ke.

Ne kthetrat e jetës smira zë vend,

Mendjen njerëzore e cthurr vend e pa vend,

Sa kohe qe humbe për pak ironi,

Egoja te mund kur do e s do ti.

Kjo smire,ka shtim dite me dite ,

Ku e shuan ne zemër dashurinë si drite.

Kthehu ne shtigjet e se bukures jete,

Se me smire do te mbetesh i varfër ne jete.

S eshte pasuria ajo qe te mban gjalle,

Por dashuria qe shpreh ,pasuri e rralle.

Mendo pa ego ,e pa smire,

Përpiqu te bëhesh njeri,me pak njerëzi.

/www.QendraPress.com/