Çaste poetike me poeten:Arta ZAJMI
TE BESOVA
———————–
Ne vazhdën e ditëve mendova,
Dashurinë e çiltër ,plot ndjenja,
Zgjuar ne folenë e kujtimeve,
Çastet me ftuan ne emblemën e fshehur,
Kapërdiva brengen e sforcuar nder vite,
Për ta dremitur atë ne te bukuren stine.
M u shfaqe aq ëmbël ,me një mprehje ,
Qe krekosur mban te pathënat ne gji.
Ne kalldrëmet e sheshit ecje plot jete,
Ne ironinë e ditëve shprehe pak dashuri,
Sa shume te dehte aroma e trëndafilit,
Buzëmbrëmjeve e shijonim te dy .
Ere e lehte shpërqendrohej me tej,
Ashtu sikurse mendimet tona kaotike.
Shume fjale zemre buronin nga dashuria
Te besova ty ,o njeri mire,
Sot kur babëzia fle si ujë ndotur i kohës,
Dashuria qe e forte,i ngjante gurit,
Pothuajse edhe heshtjen e thyente ne çast,
Dhe fjalët ngrinin për t i rrëfyer sfidat
Përgjatë kohës u ndeshem me kontradiktat ,
Shume pak njerëzi me pabesi.
Ne këtë shteg te dy përqafuar,
Prisnim agun e një fillimi te ri,
Te besova për çdo kaptine te kaluar bashke,
Sikurse një libër ne faqet e tij,
Me lexove ti mua e unë ty.
Sa shume te besova…
Ëndrrat tona i bëmë realitet,te dy,
Andaj s gabova qe te besova,
Se jetën tone e thurrem bashke,
Ne kornizën e saj e lumtur me ty.
Te besova,e lumtur vazhdoj te besoj…
/www.QendraPress.com/