Çaste poetike me poeten:Arze HASANAJ

Fjalët e nënës

——————————–

Eh nëna ime ,një lot më rrodhi ,

një varg për ty zemra e solli.

Çdo fjalë e jotja e mira nënë,

më doli jeta siç më ke thënë.

Ti më mësove nënë rrugën drejtë,

më the ti dua e respektoj krejt.

Të madh e të vogël të di ta vlerësoj ,

por kjo kohë shumë nënë ndryshoj.

Nuk të fajësoj që nuk më mësove,

kurrë servilizmin nuk ma servove.

Gjërat mi thoje siç ishe dhe vetë,

n’kohën tënde ndryshe kishte lezet.

Sot nënë vështirë është për të drejtë,

tryezë interesi shtrohet për krejt.

Flet i padituri kudo që shkohet ,

mban ligjërata si mbreti trajtohet.

Ndërsa i dituri kurrë nuk flet fare,

s’kanë interes po s’kanë edhe marre.

Ngjyrën fytyrës fare s’ja njohin,

dy herë një ngjyrë jo nuk i shohim.

Faleminderit zotit faleminderit nënës,

që më dhanë rrugë e dritë për jetën.

Nëse s’na duan e s’na vlerësojnë fare,

prapë do ta them e mbroj të vërtetën

PUNOI:Arze Hasanaj