Çaste poetike me poeten:Besa REXHA
Ah, kjo dashuri
——————————–
Dashurinë s’e masin fjalët
Është një ndjenjë është miklim
Është si deti kur ngre valët
Është si dielli në agim
Dashuria nuk do fjalë
Veç një puthje të flasë shumë
Të rrëmben e të shton mall
Dhe të tret të lë pa gjumë
Është një jetë për njerinë
Është një yll që s’shuhet lehtë
Është pranverë e bukura stinë
Është gjithçka që fal kjo jetë
/www.QendraPress.com/