Çaste poetike me poeten:Brixhilda DEDE
Nuk më kujtohet përse u grindëm?!
———————————————
As inat, nuk të mbaj!
Dola përsëri në të njëjtin vendtakim.
Kohën s’ mund ta lë të mpihet!
Ti ke një shpirt si det i pamat, e di do të vish patjetër!
Është e padrejtë të mos vish!
Ndihej, kaq shumë mungesën.
Asgjë nuk ndodh pa ty, përveç se brengë vetmie.
E mjerueshme, të jesh larg !
Pretendoj të jem Simon i Kirenës,
Të vuaj e çmendem dhimbjesh.
Vetëm mos të humb në heshtje.
Heshtja thonë, është vdekje!
Për faktin se koha nuk pret,
Sytë melankolikë të qiellit imazhin tënd horizontit shfaqin.
Për faktin se dashuritë nuk vdesin,
Shpirtin peng lashë, brenda teje t’jetoj!
Për faktin se të njoh, e di,..
Diçka e bukur do të ndodhë.
/www.QendraPress.com/