Çaste poetike me poeten;Brixhilda Dede

0

KUFIRIT TE MALIT TE ZI

———————————-

Vajtonte qyqja atë ditë,

këngën bilbilit ti rrëmbente.

Hedhur hapat kufirit të Malit të Zi,

ku binte shi e gjëmetonte.

Varreza ngjarë me breshëri plumba

Biografi, rënduar mbi supe

Arratisje,

Zgjerim kufijsh

Perandori, shkatërruar sinore e m’ tutje ( Rusi)

Vdekje vrastare,

zë ulërim,..akoma ushton,

Si lotët e shiut kthyer në breshër

Si të vdekurit të jenë të gjallë, por n’ kome

Dhe unë, porsi një gjëmim përpjekur,

të dal nga kjo skëterrë.

Me zemrën përpëlitur

Me trupin ndier, si një pemë e prerë

Dhemb,

ç’ do plagë,

Nga kohë e shkuar, rritur.

Dhembë,

Kur heshtja flet me vetminë e uritur

Dhembë,

historia mbi harte,.. ndryshuar

Dhemb,

Kur hap ditarin pa fjalë,

E, me lot,.. shkruajë

Brixhilda Dede @ 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *