Çaste poetike me poeten;Landa Molishti

PSE?

—————————-

(Ripostim)

Pse, të kujtojmë përsëri atë kohë,

Pse?!

Më mirë të ndërrojmë temë, më mirë?!

Por, zemrat rrahin fort, të qetë s’po na lënë?!

Kanë dëshirë të përsërisim, të njëjtën brengë.

Gjithëçka që s’pati fillim, s’paska as fund…

E, si të qetësohet zemra ime?!

Më lër të freskohem nga sytë e tu,

E, ty eja si rrufeja, dritësoju te sytë e mi!

07/8/2022