Çaste poetike me poeten;Cerazela KONDI

Atje jashtë…dikush!!

———

Kujtohu që si ty

ka shumë atje jashtë.

Dikush ka humbur njeriun e tij

dhe bashkë me të gjithë botën e tërë.

Dikush lufton vite me shëndetin

dhe gjumi nuk e zë

nga agonia që cdo të bëhet me të.

Dikush probleme ekonomike ka

lekët një nga një numuron

të plotësojë ushqimin

që në shtëpi mungon.

Dikush u nda.

Ndihet i tradhëtuar

shpirt e zemër i dëshpëruar.

Dikush mori përgjigjen e analizave

dhe nuk qenë mirë.

Mërzitjen e shpreh me një psherëtimë.

Dikush nga puna u pushua

dhe përse nuk ja shpjeguan.

Ekzistojnë shumë atje jashtë

që mirë nuk kalojnë.

Nuk je i/e vetëm që furtunat e jetës

pa mëshirë të qëllojnë.

Por mos u dorëzo.

Shpresën mos e humb.

Duhet veten mirë ta njohësh.

Kush vërtet je

jo tek të tjerët ctregon.

Cfarë nga jeta do?

Cfarë dëshiron?

Dhe dikush të do,ska mundësi.

Dhe sigurisht,dikë do dhe ti.

Nuk është pak kjo ndjenjë.

Të jep jetë,gjallëri.

Kokën lart dhe vazhdo.

Jam e sigurt që do tja dalësh.

Ashtu si unë,dikushi

ti dhe ti!!

/www.QendraPress.com/