Çaste poetike të së dielës me poetin;Gëzim AJGERAJ

MOS IK

——————

Mos ik, se mbi prag ka zënë merimanga

Mbi çati bari është lëvarur

Oborrit bëllushtrat s’i pret kosa

Gruri poshtë në fushë pa u mbjell

Mos ik, se vreshtit iu thanë hardhitë

Dhe pemët skaj saj s’kokrrojnë

Toka e babait të ka mbetur djerrinë

As arën buzë lumit s’ka kush ta punojë

Mos ik, ku s’ shkohet në këmbë

As bjeshkë e as dete mos kalo

Kthehu gjëlli atje ku kullat mbushullojnë këngë

Se dheu i huaj harrimit të mashtron

/www.QendraPress.com/