Çaste poetike me poeten;’Çetina KUÇUKU
HËNËS ÇFARË I SHIKOJNË SYTË ?!
————————————————
Sodis të bukurën hënë e ndjej
shikimin e saj,
sikur mi lexoi mendimet,
zuri shtruar të më rrëfej,
çfarë i shikojnë sytë
Lëkurës së tij,
njeriu i përvidhet ditën për diell
Natës i rrëfen dëshirat, mëkatet e tundimet
Kthetrat e syve hëna e mbërthyer
tunduese, joshëse rrëshqet si ngjalë
ëmbël pëshpërit,
shpirtrat e natës të mos i shqetësoj
Shoh mallin si e djegë shpirtin
e filli i pritjes si hollohet
Shoh lotin që rrëkëllehet
lëndinave të faqeve e ndalon
buzë humnerës së mjekrës
Shoh të dashuruarit që vështrojnë
fytyrën e të dashurës tek më vështrojnë
e nuk ndjejnë të ngopur
Shoh trazimin e shpirtit që zë për dore njeriun udhëve e shtigjeve të errta
Shoh si dalin e shëtisin natën pa drojën e syve të ditës shpirtërat
Më shohin që shikoj..!
/www.QendraPress.com/