Çaste poetike me poeten:Dalina ARIFI

Nuse

—————————

Në heshtje shpeshëherë i kam folur shpirtit

Për ty e kam grry edhe tik-takun e fundit.

Se kam andrrue me u ba nuse për ty.

Me fustanin e bardhë shpeshë vetën andërr e kam pa.

E stolisur, grimosur n’krahët tu.

Si një yllë shkëlqeja unë

E ti me tradhëti e ke shu.

Ah dashuri, dashuri!

Andërr fjetur n’përjetësi.

Si su bana dhe unë qetësi

Me i mbyll sytë, t’bamat tua me i përpi.

Kjo zemër e vrame m’ka hallakat

Unë andrroja me u ba nuse me duvak.

Andrrat mi ke varros,

Shpirtin ma ke tha.

Vjesht, fërfllazë dashnie m’ke përplas.

Det trazuar tek une ke n’gjallë

Ato pak shpresa që kisha, tana mi ke vra!

Dalina Arifi