Çaste poetike me poeten;Valbona Bozgo MUSAI 

Lunxhëriote

——————————-

”Dola një ditë në bahçe

trëndafil, manushaqe.

Mora erën e luleve

trëndafil, manushaqe.

Të bukur erë që ke

trëndafil, manushaqe.

Për t’u dhënë nuseve

trëndafil, manushaqe.

O mos rri fshehur ferrave

trëndafil, manushaqe.

O dil në mes të shoqeve

trëndafil, manushaqe.

Pa të marr unë nuk të le

trëndafil, manushaqe.”

&  &  &  &

Bashkë kujtimesh

———————–

E sheh bashkën e kujtimeve?

Siç zbresin shpate malesh retë,

të pështillet shpirtit të ngratë,

i derdhen, siç lumit, pranverës rrëketë.

Ç’të bëj me to nuk di,

besomë.

Balsam janë që plagët shërojnë,

a thika që gjakun prej tyre pikojnë?!

Valbona Bozgo Musai