Çaste poetike me poeten:Dava NIKOLLI
KU IKU LAVDIA E KOMBIT?!
——————————————–
Nëpër plagët e kohës,
tragjedi pas tragjedie kullon.
Ai shpend legjendash…
ato plagë trupi ia mjekon!
Ato male shpresash,
të lavdishme, të forta qëndrojnë.
Nëpër rrënoja mbretërish,
vetëm amanetet, mbretërojnë!
Sot, lavdia e Kombit perlë nën gurë,
me lëkurë epokash mbuluar.
Po, po, murosur si Rozafa, dikur…
që fle nëpër shekuj, zbuluar!
Yje të rremë, e mbuluan tokën,
secili, vetës duke i thur lavdi.
Fatkeqësisht, kanë mbush botën,
varin medalje zhytur nëpër hi!
Sot, legjendat po lindin kudo,
flasin aq shumë, sa të shurdhojnë.
Dyfytyrësha, e plot pseudo…
që bëmat e hershme, po tregojnë!
Ku iku lavdia e Kombit, ku iku?
Që shkurret e kohës e mbulojnë.
Lavdit e rreme, kush na i shpiku?
Që Kombin tonë po e asimilojnë!
/www.QendraPress.com/