Çaste poetike me poeten;Dhurata LEZO
U zverdhen gjethet nga malli
—————————–
Pemëve vjeshtore iu desh çuditërisht
te ngelnin lakuriqe
Hapat e kalimtarëve,
shiu gri i trotuareve
I shkelën,
i shkelën trishtueshëm
U zverdhen gjethet
nga malli, u zverdhën…
Pemët lakuriqe s kishin
fuqi me erën të ziheshin…
& & &
Si t i vëmë emrin mallit?
————————–
Si t i vëmë emrin mallit
Që të shprehim dhimbjen
e zemrës, etjen e çmendur,
dëshirimin e këndshëm?
Si t i vëmë emrin mallit
Që të bëhet më shumë se kaq
Të ngrejë peshë çdo zemër
,e tjetri të kuptojë kaplimin
e shpirtit e të besojë se
e dashuron gjer në përkryerje?!
Si t i vëmë emrin mallit
Që të ketë brenda dhe këngën,
dhe brengën e të shëroj të tërin…?
Si t i vëmë emrin mallit që të
bën të flijohesh e gjitha
,që sfidon harrimin e s të lë të vdesësh?
Mallin, si ta quajmë tjetër?!
& & &
Mosmbetja e gjërave
—————————
Ca gjëra të dashura,
të pritura, the ikshme vdekshmërish,
megjithëkëtë
Pse të mos mbeten më?!
Ca sy të bukur për tmerr
Me ca shikime të jetshme
e torturuese gjer në përjetësi,
një ballë i dashur e i zgjuar
Ca flokë pak si të shtruar…
Pse s përsëriten më?…
Ca gjëra të mira a
të trishta qofshin
Ta marrë e mira,ta marrë
Pse të mos mbeten ashtu ]
siç kanë pas qënë dikur,
Një qind vjet më parë?…
/www.QendraPress.com/