Çaste poetike me poeten;Dorina dhe Poezia

Puthjet e tua dikush tjetër i merr,

——————————————–

mua më the,si histori të kam vjetruar,

shiu bie rrëmbyeshëm,në zemër ther,

tashmë të ngjaj me një roman,shumë herë lexuar.

Në kornizë më vare si një dashuri të vjetër,

mi vure pranga zemrës,ku koha ecën ngadalë,

ti për inat përqafuar me një tjetër,

më sjell ndonjëherë në mendje,a ndodh veç rrallë?

Koha ka kaluar, unë kokën pas se kthej,

do të mësohem pa ty,që trupi mos t’më drithërohet,

në horizontin e largët,si një kujtim do të ndjej,

uroj që një ditë,zemra jote të pendohet. /www.QendraPress.com/